Sheiku i Manchester City-t “hap thesin”, mbulon shpenzimet e tifozëve për në finalen e Champions

Sport

Sheiku i Manchester City-t “hap thesin”, mbulon shpenzimet e

Manchester City do të përballet me Chelsean më 29 maj në finalen e Ligës së Kampionëve. Për herë të parë në historinë e klubit, Citizens arritën të kualifikohen në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë.

Natyrisht City do të tentojë të fitojë trofeun, ndërsa pronari Sheikh Mansour ka bërë një veprim fantastik për tifozët.

Ai i ka siguruar përkrahësit e skuadrës së do t’i kenë biletat e paguara, për të shkuar në Portugali.

Estadio do Dragao do të jetë stadiumi i finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa City dëshiron që të ketë numrin maksimal në stadium.

Katër mijë tifozë për secilën skuadër janë siguruar dhe Mansour u ka bërë me dije se do u paguajë biletat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion