Serbia lë pa flamur Kosovën në Kongresin e UEFA-s në Beograd
Lajmifundit
/
3 Prill 2025, 13:39
Sport

Në Kongresin e UEFA-s që po mbahet në Beograd të Serbisë, organizatorët vendas kanë hequr flamurin e Kosovës.
Pavarësisht se Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, Federata e Serbisë nuk e ka respektuar këtë gjë, madje siç duket edhe më pëlqimin e UEFA-s.
Ende Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka një reagim për këtë situatë, ndërsa në pamjet e siguruara duket Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Markus Weidner, aty ku Kosova ka vetëm logon e Federatës dhe jo flamurin.


