Ronaldo nuk do jetë ylli i skuadrës, trajneri i Man United: S’do luajë në çdo ndeshje

Sport

Ronaldo nuk do jetë ylli i skuadrës, trajneri i Man United: S’do

Cristiano Ronaldo nuk do ketë të njëjtin privilegj në Man United, si tek Real Madrid dhe Juventus. Kështu ka thënë trajneri i skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer. Sipas tij, portugezi nuk do luajë në çdo ndeshje të skuadrës së tij, duke theksuar se do t’iu japë hapësirë edhe sulmuesve të tjerë.

Ndonëse që në debutimin e parë Ronaldo shënoi dy gola kundër Neëcastle, trajneri ka dhënë këtë deklaratë, por besoj se do e ketë të vështirë për ta “vënë në jetë”. Por, sipas mediave angleze, qëllimi i norvegjezit është që ta mbajë Ronaldon të freskët, duke e ditur se ai është 36-vjeçar tashmë.

“Puna është se Ronaldo kujdeset aq shumë për veten saqë ai do ta rimarrë veten shumë shpejt, e di këtë”, tha Solskjaer.

Unitedi do të përballet me Young Boys në ndeshjen hapëse të fazës grupore në Ligën e Kampionëve të martën. Për këtë, Solskjaer tha: “Natyrisht, e kemi një ndeshje të martën. Do ta shohim se çfarë do të bëjmë. Por jo, nuk është e pamundur ta lë Ronaldon jashtë. Ai është 36-vjeçar, Mason Greenëood është 19-vjeçar, prandaj nuk është njësoj. Më duhet t’i menaxhoj minutat dhe më duhet t’ia menaxhoj minutat edhe një 36-vjeçarit”. /Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion