Regjimi i një kampioni, dieta me 6 vakte e Ronaldos për "rininë e përhershme"

Sport

Regjimi i një kampioni, dieta me 6 vakte e Ronaldos për

Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët më të përfolur për fizikun e tij super të mirë. Mund të themi se një pjesë e mirë e “sekretit të rinisë së përjetshme” të portugezit, është stërvitja e vazhdueshme që bën, por edhe dieta strikte që ndjek me rigorozitet.

Që prej kohës kur luante te Real Madrid, Ronaldo i besoi ushqimin e tij një dietologu, nga i cili nuk është ndarë më.

Regjimi i një kampioni, dieta me 6 vakte e Ronaldos për

Sulmuesi portugez konsumon 6 vakte brenda 1 dite, ku përfshihen të gjitha me ushqime me pak yndyra dhe shumë proteina, për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë.

Në këtë dietë përfshihet djathi, proshuta, kosi, peshku dhe sigurisht shumë fruta dhe perime.

Regjimi i një kampioni, dieta me 6 vakte e Ronaldos për

CR7 ka deklaruar se ai nuk konsumon pije alkoolike dhe të gazuara, por vetem ujë.
Në regjimin ditor të Ronaldos duket se është eliminuar gjumi 8-orarësh, por bën pushime të vogla njëorëshe, gjithmonë duke ndryshuar çarçafët në mënyrë që të jetë i freskët. Pjesë e rutinës së tij janë edhe seanca noti, palestër pesë herë në javë dhe seanca me krioterapi në -160°C, për të rritur qarkullimin e gjakut.

Dieta tipike e Cristiano Ronaldo

Mëngjesi: Proshutë, djathë dhe kos pa yndyra

Vakt i ndërmjetëm: Pulë dhe sallatë

Dreka: Peshk ton, ullinj, vezë dhe domate

Vakt i ndërmjetëm: Tost me avokado, fruta të freskëta

Vakt para darkës: Peshk shpatë dhe sallatë

Darka: Biftek dhe kallamarë

Stërvitja: Pesë herë në javë në palestër ku bën 30 minuta vrap dhe ngritje peshash. Në total stërvitja zgjat 3-4 orë në ditë.

Gjumi: Pesë herë në ditë, për të ndihmuar muskujt që të rikuperohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion