Qan në konferencë Ibrahimoviç, përlotet kur flet për djalin e tij të vogël
Lajmifundit
/
22 Mars 2021, 18:37
Sport

Gjatë konferencës për shtyp nga grumbullimi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic u përlot kur nisi të flasë për djalin e tij Vincent, të cilin e takoi përpara nisjes së grumbullimit me përfaqësuesen.
Sulmuesi i Milanit tregoi se djali nuk donte që ai të largohej prapë për ndeshje: “Vincent qau kur po ikja, por tani është mirë”.
Sapo përfundoi këtë frazë, vetë Zlatan Ibrahimovic nuk i mbajti dot lotët.
Ibrahimovic y su emoción en la conferencia de prensa cuando le preguntaron que piensan sus hijos de su regresó a la selección. pic.twitter.com/ifnzYOlAuz
— Selección Suecia (@seleccionsuecia) March 22, 2021


