PSG nuk heq dorë nga Pogba, i ofron 50 milionë euro
Paul Pogba shumë shpejt mund të jetë lojtar i PSG. Mësohet se menaxheri i francezit, Mino Raiola është duke biseduar me drejtuesit e klubit francez. “Dailymail” shkruan se PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë 50 milionë euro për yllin e Manchester Unitedit.
Pogba po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe besohet se ai po e konsideron mundësinë e largimit nga “Old Trafford”.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Nëse nuk e vazhdon kontratën me “Djajtë e Kuq”, përfaqësuesi francez mund të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” qysh këtë verë. Interesim për Pogban qe një kohë kanë shfaqur edhe klubet tjera të mëdha, Real Madridi dhe Juventus