Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka njoftuar se kjo e premte është ditë feste kombëtare, pas fitores kundër Gjermanisë në Botërorin 2026.
Me një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare në X, kreu i shtetit ka falënderuar lojtarët dhe stafin teknik për suksesin, pavarësisht “kritikave, sulmeve dhe momenteve të vështira”. Në këtë mesazh është dhënë edhe njoftimi i festës kombëtare: “Nesër, ditë feste! Rroftë Ekuadori”.
Dekreti ekzekutiv për zyrarizimin e vendimit pritet orët e ardhshme. E gjitha kjo atmosferë në Ekuador është krijuar pasi kombëtarja e futbollit mundi Gjermaninë 2-1 në ndeshjen e fundit të grupit, duke u kualifikuar për në fazën e 1/16-ve të kompeticionit që për herë të parë zhvillohet në tri vende: Meksikë, SHBA dhe Kanada.


