Portugalia nuk arriti as në gjysmë- finale, por Ronaldo u shpall golashënuesi më i mirë i Euro2020
Lajmifundit
/
12 July 2021, 09:58
Sport

Në përfundim të Euro2020, u dhanë çmimet e lojtarëve, lidhur me paraqitjen e tyre gjatë kampionatit. Ishte portieri Italian, Donnarumma që doli lojtari më i mirë i Euro2020. Ndërkohë, çmimin si golashënuesi më i mirë e mori portugezi Cristiano Ronaldo 5 gola dhe një asist.
Pesë gola i ka shënuar edhe Patrick Schick, por Ronaldo e fiton këtë çmim në saj të një asisti që ka më shumë se çeku.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Portugalia nuk arriti as në gjysmë finale, por kjo nuk e pengoi Ronaldon që të mbizotëronte sërish kampionatin, ndonëse pa skuadrën.


