"Po të ishte bari më i gjatë në Shqipëri...", legjenda e Anglisë godet me batutën në “Twitter”
Lajmifundit
/
28 March 2021, 22:56
Sport

Legjenda angleze, Geri Lineker, shquhet për postimet e tij pikante në rrjetet sociale.

Gjatë zhvillimit të sfidës Shqipëri-Angli në “Air Albania”, Lineker bëri një status në faqen e tij në “Twitter”, ku “thumboi”, yllin e Mançester Sitit”, Rahem Stërling, i cili bie në sy për shtatin e tij të shkurtër.
“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Stërling”, shkroi Lineker.

Ky postim i anglezit mori shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij.
If the grass was any longer in Albania, we might not be able to see @sterling7
— Gary Lineker ???? (@GaryLineker) March 28, 2021

