“Plas” në Elbasan Arena! Tensione në fushë, arbitrat dalin të rrethuar nga policia

Sport

“Plas” në Elbasan Arena! Tensione në fushë, arbitrat

Elbasani mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku nuk kanë munguar tensionet.

Pas ndeshjes, lojtarët e Vllaznisë kishin pretendimet e tyre te gjyqtari Olsid Ferataj dhe e rrethuan duke vijuar diskutimet. Situata u tensionua, aq sa në fund u nevojit edhe prania e disa policëve që Ferataj të largohej nga fusha e blertë. Edhe tifozët nuk i kursyen koret me ofendime dhe kërcënime ndaj gjyqtarin dhe tifozerisë kundërshtare.

Kuqeblutë tashmë ndodhen në vendin e katërt, që mbyll zonën e “Final Four”. Me katër pikë më tepër është Elbasani, që kryeson renditjen e Superiores. Janë 15 javë të përfunduara.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion