Pirlo i shpëton shkarkimit edhe këtë herë, ja plani i Juventusit për të

Sport

Pirlo i shpëton shkarkimit edhe këtë herë, ja plani i

Tekniku juventin Andrea Pirlo arriti ti shpëtojë shkarkimit edhe këtë herë, pas humbjes kundër Milanit, me tre gola. Kujtojmë se italiani ka në krye të Juventus pothuajse prej një viti. Që nga fillimi, Pirlo është ëprballur me shumë vështirësi.

Sipas mediave italiane, Pirlo do të lejohet ta udhëheqë skuadrën deri në përfundim të sezonit, pra në tri ndeshjet e mbetura, pasi klubi nuk ka opsione për ta zëvendësuar dhe ka orar të ngjeshur. Juventusi përballet me Sassuolon në Mapei Stadium të mërkurën dhe pastaj me Interin pas tri ditëve.

Juventusi është në vendin e pestë në Serie A dhe rrezikon të mos kualifikohet në Liigën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por madje edhe një vend në garën prestigjioze nuk duket se do t’i mjaftojë Pirlos për ta shpëtuar vendin e punës këtë verë.

ME TE LEXUARAT