Përshkallëzohet situata pas ndeshjes Elbasan- Vllaznia! Pas tensioneve në fushë, sherr në dhomat e zhveshjes

Sport

Përshkallëzohet situata pas ndeshjes Elbasan- Vllaznia! Pas tensioneve

Situatë kaotike në “Elbasan Arena” pas mbylljes së ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, ku diskutohej kreu i Superiores. Skuadra verdheblu fitoi 1-0 në një sfidë të mbushur me tension, që ka vazhduar edhe pas vërshëllimës përfundimtare.

Fillimisht lojtarët e Vllaznisë janë gjendur nën një rrebesh fyerjesh nga tifozët e Elbasanit, ndërsa më pas janë përfshirë edhe mbështetësit e Vllaznisë duke sjellë kaos në tribuna. Polica ka ndërhyrë duke ndaluar disa tifozë shkodranë dhe kjo ka tensionuar edhe më shumë situatën me mbështetësit e tjerë të kuqebluve që u janë kundërvënë forcave të rendit në ambientet para stadiumit.

Situata nuk ka qenë më e qetë as në dhomat e zhveshjeve, ku dy skuadrat nuk kanë kursyer fjalët ndaj njëra-tjetrës dhe situata është tensionuar deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e policisë edhe aty për të qetësuar gjakrat dhe për të mbyllur një ndeshje e cila kaloi përtej sferës sportive.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion