Përfundon epoka e Cristiano Ronaldos

Sport

Përfundon epoka e Cristiano Ronaldos

Ndeshja Milan- Juventus, që përfundoi me fitoren e kuq e zinjëve, ka sjellë shumë kritika dhe debate në Torino, përfshirë teknikun Pirlo dhe yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Kritikët në gazetat e sportit në Itali e cilësojnë atë lojë dhe Juventusin, “Pa guxim, pa lojë, pa identitet.”  La Gazzetta dello Sport foli edhe për “fantazmën” Cristiano Ronaldo, i cili nuk ia doli ta prekë topin në zonën e Milanit asnjëherë në pjesën e parë.

Cristiano Ronaldo ishte plotësisht i pavërejtur dhe nuk qe në gjendje ta bënte qoftë edhe një goditje në portën e Gianluigi Donnarummas. Ai i kishte dy goditje në përgjithësi, por asnjëra prej tyre nuk ishte në cak. “Ai bredhi andej-këndej nëpër fushë pa gjetur hapësirë, megjithëse e pati Alvaro Moratan përkrah”, shkroi e përditshmja italiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion