Perez e quajti “bir b**tre”, reagon për herë të parë Luis Figo

Sport

Perez e quajti “bir b**tre”, reagon për herë të

Ka reaguar për herë të parë legjendari Luis Figo, pas kritikave të  presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. Sipas Figos, Perez i ka kërkuar falje. Kujtojmë se Figo ishte në mesin e shumë legjendave të Real Madridit që u kritikuan dhe fyen nga presidenti Perez në një varg audio-incizimesh të publikuara këtë muaj nga gazeta El Confidencial.

Në një audio nga viti 2006, Perezi kishte thënë për ish-yllin portugez: “Figo është ai që e shkatërron zhveshtoren. Ai është bir bushtre sikurse Rauli. Dy më të këqijtë janë Figo dhe Rauli”. Figo nuk ishte caku i vetëm i kritikave fyerjeve të tilla të Perezit, pasi në audio-incizime përmendeshin edhe emra të mëdhenj si Iker Casillas, Raul Gonzales, Vincente del Bostuqe, Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo.

Perez e quajti “bir b**tre”, reagon për herë të

Figo iu bashkua Real Madridit në vitin 2000 nga rivali i përbetuar Barcelona, duke shkaktuar polemika të mëdha dhe duke e nxitur incidentin e famshëm me kokën e derrit.

ME TE LEXUARAT