Penallti në shkëmbim të parave, dënohet me 15 muaj burg arbitri serb
Lajmifundit
/
1 April 2021, 13:09
Sport

Dënohet me 15 muaj burg arbitri serb, Srdjan Obradovic dhe është skualifikuar nga bota e futbollit për shkak të përfshirjes në trukime ndeshjesh.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Obradovic ra në pranga për akordimin e një penalltie në një ndeshje të vitit 2018, mes skuadrës së Spartak Subotica dhe Radnicki Nis. Kjo penallti e dyshimtë bëri që pala kundërshtare të nisë një çështje gjyqësore për arbitrin.
Për skuadrën e Subotica duhej fitorja në duelin me Radnicki Nis dhe Obradovic akordoi një penallti absurde, që i siguroi fitoren me rezultatin 2-0 dhe kualifikimin në Europa League.