Para ndeshjes me Shqipërinë, Italia ndalet në barazim pa gola me Turqinë

Sport

Para ndeshjes me Shqipërinë, Italia ndalet në barazim pa gola me

Kombetarja e Italise nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola përballë Turqisë në miqësoren e parë përpara startit të Europianit “Gjermani 2024”.

Të besuarit e Spaletit nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës, teksa shanset ishin të balancuara mes të dyja skuadrave.

Testi i radhës për Italinë do të jetë kundër Bosnjës & Hercegovinës më 9 qershor përpara se të ndeshet me Shqipërinë në ditën e dytë të Europianit, më 15 qershor në Dortmund.

Në sfidat e tjera, Portugalia mundi me rezultatin 4-2 Finlandën, Hungaria u mposht 2-1 nga Irlanda, ndërsa Austria triumfoi 2-1 përballë Serbisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion