Panik në ndeshjen e femrave në Kamzë, 6 futbolliste humbin ndjenjat në fushë. Dyshohet se...

Sport

Panik në ndeshjen e femrave në Kamzë, 6 futbolliste humbin

Ankth i madh në ndeshjen e sotme të futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, e cila është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë.

6 futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.

Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion