Ndeshja me Anglinë, Kombëtarja nis stërvitjen e parë në "luftë" për Kupën e Botës 2026!

Sport

Ndeshja me Anglinë, Kombëtarja nis stërvitjen e parë në

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Mësohet se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin. Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore. Ndërkohë, trajneri Silvinjo kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga kampionati “Abissnet Superiore” për seancën e sotme stërvitore.

Stërvitja u kombinua mes punës në palestër dhe në fushë. Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të mërkurën, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Wembley”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion