Milani merr lajmin e keq, dëmtimi në gju largon Ibrahimovic këtë sezon nga fusha

Milan njoftohet se Zlatan Ibrahimovic nuk do të mundë të luajë më këtë sezon, për shkak të lëndimit të gjurit, gjatë ndeshjes kundër Juventusit.
Disa ditë më parë, trajneri Stefano Pioli njoftoi se ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Torinos dhe Cagliarit. Ibrahimovici do ta kontrollojë gjurin edhe një herë javën e ardhshme, por sipas La Gazzetta dello Sport, lëndimi i tij është më i rëndë seç mendohej dhe suedezi do të mungojë edhe në ndeshjen e fundit të Milanit kundër Atalantës.
Suedezi pritet të mungojë katër javë dhe të rikthehet tamam pas një muaji, kur edhe fillon Euro 2020, që është lajm i mirë për ekipin e tij kombëtar.


