Milan zëvëndëson Donnarummën, bleu për 15 milionë euro francezin

Sport

Milan zëvëndëson Donnarummën, bleu për 15 milionë

Fjalët se Donnarumma do largohet nga Milan, ishin të vërteta. Mësohet se klubi kuq e zi po siguron shërbimet e portierit Mike Maignan, fituesi i freskët i kampionatit francez me Lille. Mësohet se Maignan është në Milano, ku do ti nënshtrohet edhe testeve mjekësorë.

Mësohet se Milan ka paguar 15 milionë euro për portierin, në një kontratë 3 vjeçare. Mësohet se ai do marrë 3 milionë euro për sezon. Kjo detyron Donnarummën që të vendosë për të ardhmen e tij, diku jashtë Milanos.

Milan zëvëndëson Donnarummën, bleu për 15 milionë

Mino Raiola duhet të vendos se ku do të shes portierin i cili largohet nga “djalli” me parametra zero. Pista më konkrete mbetet Juventus, skuadër e cila është e gatshme ti plotësojë kërkesat e tij ekonomike, një pagë vjetore prej 12 milionë euro plus 20 milionë euro komision për agjentin e tij. Në këtë garë është edhe PSG, Barcelona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion