Më shumë gola se ndeshje, statistikat e pabesueshme të Lewandowskit

Sport

Më shumë gola se ndeshje, statistikat e pabesueshme të

“Topi i Artë” u rikthye dhe një herë pas një mungese 2 vjeçare duke vendosur emrat më të rëndësishëm të botës së futbollit përkrah njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme u bë publike dhe lista me 30 kandidatët për të fituar trofeun, ku përveç emrave të Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, ishte dhe emri i sulmuesit të Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Polaku mbylli një sezon fantastik në nivelin personal duke i cilësuar si sulmuesi më i mirë në botë për momentin. Lewandowski shënoi 41 gola në 32 ndeshje me Bayern në vitin 2021, ndërsa 9 gola në po kaq ndeshje me kombëtaren e tij Poloninë.

Më shumë gola se ndeshje për yllin polak që është pretendenti kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Statistika të pabesueshme këto nga Robert Lewandowski duke thyer çdo rekord e duke lënë prapa çdo kundërshtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion