Marcelo zihet me Zidanen, tekniku e ndëshkon keq

Lihet jashtë ndeshjes së sotme kundër Granadas në La Liga. Mësohet se shkak është bërë sherri që pati me teknikun Zidane në stërvitje. Duke qenë se Ferland Mendy do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, u duk sikur Marcelo do të luante titullar në ndeshjen vendimtare për Madridin në stadiumin Nuevo Estadio de Los Carmenes.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë kalimin e sezonit, Marcelo është ndier i mllefosur me taktikat dhe formacionet e Zidanit dhe gjakrat u nxehën gjatë stërvitjes të enjten.
Mbrojtësi veteran është vetëm i 15-të në skuadrën e Madridit për minuta të zhvilluar këtë sezon. Sipas Goal, ai dhe Zidane u fjalosën gjatë stërvitjes pas pakënaqësive të brazilianit dhe Zidane iu hakmor duke mos e ftuar fare për ndeshjen e sotme.


