Lot dhe lule në stadium! KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Freddy Alvarez

Sport

Lot dhe lule në stadium! KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën

Me një minutë heshtje dhe shumë dhimbje, kështu ka nisur në "Selman Stërmasi" sfida e raundit të 21-të të Superligës mes KF Tiranës dhe Flamurtarit.

Futbollistët e dy skuadrave u bënë bashkë në mesin e fushës për t'i dhënë lamtumirën e fundit Irinës, vajzës së futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, e cila pa mbushur ende 10 vjeç u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e të shtunës pas një incidenti në banesë.

Gjatë minutës së heshtjes tifozët u panë në lot, dukshëm të prekur nga largimi i vogëlushes që prej tre javësh banonte në kryeqytetin shqiptar, kjo pasi i ati, mesfushori i bardhebluve u bashkua vetëm këtë janar me KF Tiranën.

"Tirona Fanatics", ultrasit e bardhebluve kishin përgatitur edhe një banderolë në nderim të saj, ndërsa futbollistët dhe stafet e dy skuadrave u drejtuan drejt tifozëve dhe me lule në duar nderuan kujtimin e saj.

Lot dhe lule në stadium! KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën

Nuk munguan lotët as te trajneri i Flamurtarit, italiani Francesco Moriero, si dhe lojtarëve në fushë e tifozëve në tribuna.

Irina Alvarez Esquivel, vogëlushja që do mbushte 10 vjeç më qershorin e këtij viti, dyshohet se u rrëzua nga krevati dykatësh dhe pësoi lëndime të parikuperueshme që rezultuan tragjike.

Ndeshja mes KF Tiranës dhe Flamurtarit ishte e programuar për të shtunën, por pas dakordësisë mes klubeve u shty me 24 orë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion