Lista e kombëtares, Reja “qan” hallet me gazetarët: Kemi probleme me…

Sport

Lista e kombëtares, Reja “qan” hallet me gazetarët: Kemi

Pas publikimit të listës së miqësores, tekniku Edi Reja ka folur për mediat, ku ka treguar problemet që kanë lojtarët.

 “Kemi disa probleme me listën, me portierët. Berisha e Strakosha kanë pasur probleme fizike. Kanë nevojë për kurim. Do flasim me stafin mjekësor dhe të bëjmë një vlerësim të gjendjes së tyre fizike. Lista do të jetë përfundimtare pasi të mbarojnë ndeshjet e Superiores.

Florian Kamberi? Kemi folur me menaxherin dhe lojtarin, nuk kemi marrë përgjigje entuziaste. Ne do marrim ata lojtarë që janë gati. Kamberin do e ndjekim sërish në të ardhmen, për të parë nëse mund ta marrim.

Kam dëgjuar të flitet për eksperimente, por i kemi bërë në Nations League. Provuam lojtarë të rinj. Lista e gjatë herë-herë shkurtohet. Shumë lojtarë të rinj ende nuk janë gati dhe po i shohim në vazhdimësi. Po ndjekim shumë lojtarë nëpër Europë.

Sa i takon ndeshjeve të Botërorit, do marr ata që janë në formë dhe kam besim tek ata. Mihaj e Dermaku kanë probleme fizike, edhe Hysaj gjithashtu. Do e shohim me stafin mjekësor, për të parë nëse është gati për lojë.

Flasim për miqësore, por për kombëtaret nuk ekzistojnë. Luajnë kundër dy ekipeve shumë të forta dhe janë shumë të rëndësishme për ne. Pas tyre mund të shohim ku kemi arritur dhe ku mund të shkojmë.

Sa i takon Bajramit, shpresoj të zgjidhet për pak ditë. Ai ka shumë dëshirë të luajë me Shqipërinë dhe ajo është thelbësore. Është nga më të mirët në Serie A në rolin e tij. Një lojtar i tillë na duhet shumë, është teknik dhe ka aftësi dribluese. Ka edhe të dhëna të mira për asiste. Është lojtari ideal për të na kompletuar. Kam besim se do të kemi një fund pozitiv.

Kur të vijnë të gjitha do ulem të flas me ta. Nuk janë thjesht dy ndeshje miqësore, por janë të rëndësishme për kolaudimin. pas një jave pushim u kam thënë të vijnë. Deri të shtunën do të jenë këtu. Këto janë ndeshje të vërteta, motivimi është. Luajmë me kundërshtarë të rëndësishëm”.

Kampionati ka qenë i ekuilibruar, nuk dihet si do shkojë. Do jem në Durrës, pasi e kam më lehtë. Salihi do të jetë në Shkodër. Do kemi nga një përfaqësues në fushat kur luhet për titull. Kanë të gjitha mundësi, sikurse edhe Partizani”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT