Liga e Kampionëve do të mbahet në Londër, UEFA heq nga lista Stambollin

Sport

Liga e Kampionëve do të mbahet në Londër, UEFA heq nga lista

UEFA ka marrë vendimin se finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Ëembley, jo në Stamboll, për shkak të kufizimeve të udhëtimit si pasojë e koronavirusit. Mediat e huaja shkruajnë se UEFA

UEFA do të vendosë deri të mërkurën më së largu për zhvendosjen e finales së në nga Stambolli, do të takohet sot me zyrtarët e qeverisë britanike dhe Federatës së Futbollit të Anglisë për të biseduar rreth mundësive për zhvendosjen e finales në Londër. Në finalen e Ligës së Kampionëve përballen dy klube angleze, Chelsea kundër Manchester City, më 29 maj.

Por tifozëve u është bërë me dije se nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Stambollit, sepse Turqia është në listën e kuqe të udhëtimit të Anglisë. Qytetarëve britanikë që kthehen nga vendet në listën e kuqe iu kërkohet të futen në karantinë në hotele të aprovuara nga qeveria britanike për 10 ditë.

Një karantinë e tillë do të kishte ndikim në lojtarët e përfshirë në Euro 2020, që fillon më 11 qershor. Pas diskutimeve të sotme me zyrtarët britanikë, UEFA do të vendosë deri të mërkurën nëse do ta lejojë zhvillimin e finales në stadiumin e Ëembley në Londër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion