Kunata “i bën gropën” futbollistit, i shpërndan videot intime por në fund...burgoset

Sport

Kunata “i bën gropën” futbollistit, i shpërndan

Kunata e një futbollisti të njohur në Korenë e Jugu është burgosur dje për tre vjet pasi kishte shpërndarë video private të sportistit me qëllim t’i bënte shantazh.

Kunata e Hëang Ui-jo, e cila nuk është identifikuar publikisht, kishte shpërndarë videot edhe pse e dinte se ato do të dëmtonin imazhin e tij, thanë prokurorët në gjykatën e Seul, sipas agjencisë vendase Yonhap.

E reja duket se ka bërë gjestin në formë hakmarrjeje prej sjelljes së futbollistit ndaj të motrës.

“Imazhet janë shpërndarë gjerësisht si në Korenë e Jugut dhe jashtë saj … një krim i kësaj natyre është shumë serioz”, u tha në gjykatë.

Futbollisti që ka luajtur dhe në Angli me skuadrën Nottingham Forest, është hetuar pasi besohet se ka filmuar videon me të dashurën e tij pa miratimin e saj.

31-vjeçari i mohon pretendimet.

E akuzuara tha fillimisht se i kishin hakeruar çelularin për t’i vjedhur videon, por më pas pranoi krimin duke thënë se i dashuri i motrës së saj e tradhtonte atë dhe shkonte me shumë vajza.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion