Kroos njoftoi tërheqjen nga futbolli, reagon Ronaldo: Nder që kam ndarë fushën me ty

Sport

Kroos njoftoi tërheqjen nga futbolli, reagon Ronaldo: Nder që kam

Cristiano Ronaldo është mes futbollistëve të shumtë që kanë reaguar ndaj vendimit të Toni Kroos për t’u tërhequr nga futbolli pas Euro 2024.

“Për gjithçka dhe për kaq shumë, Toni! Çfarë nderi që kam ndarë fushën me ju. Gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar kapiteni i skuadrës portugeze në postimin e Kroos në Instagram.

Të dy lojtarët ndanë dhomën e zhveshjes te Reali i Madridit për pesë sezone, duke fituar së bashku një titull të La Ligas dhe tre Champions.

Duhet theksuar se Toni Kroos ka rezervuar gjithmonë fjalë komplimentuese për Cristiano Ronaldon, duke këmbëngulur se ai ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion