Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup” 2026-27, ndeshjet luhen në Shqipëri

Sport

Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtarët në raundin e

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të kompeticionit të UEFA “Regions’ Cup” 2026-27.

Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri nën organizimin e FSHF.

Ndeshjet e raundit të ndërmjetëm do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 4 dhjetor 2026. Shqipëria do të sigurojë kualifikimin në finalet e UEFA “Regions’ Cup” nëse e mbyll grupin në vendin e parë.

Turneu final do të ketë tetë skuadra pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në qershor ose në fillim të korrikut 2027, në vendin e një prej ekipeve të kualifikuara. Vendi pritës pritet të caktohet në fund të dhjetorit 2026.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion