Kombëtarja e Kosovës bën historinë në Ligën e Kombeve

Sport

Kombëtarja e Kosovës bën historinë në Ligën e

Dardanët janë kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke triumfuar edhe në sfidën e dytë të Play-Off-it kundër Islandës, me rezultat 1-3, të dielën mbrëma në Murcia të Spanjës.

Kalimi në Ligën B të Ligës së Kombeve është arritja më e madhe e kombëtares sonë.

Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi Vedat Muriqi, duke shënuar het-trik e që është tregolëshi i tij i parë në fanellën e Dardanëve.

Islandezët më mirë e nisen ndeshjen dhe vetëm pas dy minutave përmes Oskarsson kaluan në epërsi prej 1-0.

Megjithatë, Dardanët shumë shpejtë i rehabilituan radhët e veta duke e marrë dominimin e lojës në terren dhe duke rrezikuar vazhdimisht portën islandezëve.

Pas 35 minutave në lojë Muriqi barazoi shifrat në 1-1. Ylli i Mallorca-s nuk u ndal me kaq dhe minutën e 45-të kalojë për herë të parë Kosovën në avantazh prej 1-2, derisa në minutën e 79-të i dha goditjen e tretë Islandës, duke e kompletuar het-trikun në rezultatin përfundimtar 1-3.

Përfundimisht Kosova me rezultatin e përgjithshëm prej 5-2, kombëtarja jonë kalon në Ligën B të Ligës së Kombeve që është arritje e jashtëzakonshme për Dardanët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion