Katër gola, Bayern dhe Real tregojnë klasin në Champions, barazim në Mynih

Sport

Katër gola, Bayern dhe Real tregojnë klasin në Champions, barazim

Bayern Munchen dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League.

Në Mynih, ndeshja nisi mjaft mirë për bavarezët, që patën një rast të artë me Sane në minutën e parë. Sulmuesi gaboi para Lunin, duke zhgënjyer kështu tifozët.

Katër gola, Bayern dhe Real tregojnë klasin në Champions, barazim

Skuadra e Tuchel vijoi me sulmet, teksa në të 9-tën minutë ishte Harry Kane që provoi nga larg, pa rezultat.  Madrilenët u treguan cinik, teksa në mundësiën e parë konkrete shënuan me anë të Vinicius (23’).

Bayern përmbysi llogaritë në fillimin e pjesës së dytë. Sane vendosi ekuilibrin, ndërsa Kane dërgoi në festë tifozërinë pasi ekzekutoi saktë një penallti.

Ekipi i Ancelottit fitoi 11-metërsh në të 83-tën minutë, nga pika e bardhë nuk fali Vinicius.  Skuadra e kualifikuar do të mësohet në takimin e kthimit, që do të mbahet në Madrid.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion