Kapiteni Ismajli e pranon: Pjesa e parë më e keqja e 3 viteve të fundit, Juventusi interes për mua!

Sport

Kapiteni Ismajli e pranon: Pjesa e parë më e keqja e 3 viteve të

Kombetarja e Shqipërise  zhgënjeu dhe humbi 1-2 nga Ukraina, duke u rrëzuar në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes kapiteni Ardian Ismajli pranoi se pjesa e parë ishte më e keqja në tre vitet e fundit që ekipi luante, ndërsa tha se për të interesohet Juventusi në Serie A.

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”.

Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që s'kam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje.

E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara. Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq.

Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më.

Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

E ardhmja? Ka interes nga Juventusi, është e vështirë, por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli për TV Klan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion