Kampioni i botës në mundje bëhet me shtëpi në Tiranë

Sport

Kampioni i botës në mundje bëhet me shtëpi në

Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, mundësit që kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në eventet ndërkombëtare, janë shpërblyer me nga një apartament në kryeqytet.

Me anë të një postimi në Facebook, Federata Shqiptare e Mundjes shprehet: “Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetëm kampionëve tanë, por të gjithë sportistëve që duan të bëhen kampionë sepse ata tashmë shohin një dritë vlerësimi për të gjithë mundin dhe lodhjen që secili prej sportistëve lë në sportin e tij”.

29 vjeçari Zelimkhan Abakarov ka lindur në Rusi e është me origjinë çeçene. Ai ka lindur me më 14 korrik 1993 dhe e ka marrë shtetësinë shqiptare në shtator 2021.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë të dhënë asokohe sportisti tha se nuk kishte dëgjuar shumë për Shqipërinë më herët. Abakarov ka pohuar se ftesa për të përfaqësuar Shqipërinë i ka ardhur nga Presidenti i Federatës, ish-mundësi Sahit Prizreni.

Më herët Abakarov ka fituar medaljen e artë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare 2022 që u zhvilluan në Oran, Algjeri.

Kampioni nuk është sportisti i vetëm i huaj që përfaqëson Shqipërinë në mundje. Mundësi tjetër rus me origjinë çeçene Islam Dudaev përfaqëson gjithashtu Shqipërinë në garat ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT