"Ja pse zgjodha Shqipërinë dhe jo Kosovën”/ Pllana rrëfehet në Poloni: Do japim shpirtin për Botërorin

Sport

"Ja pse zgjodha Shqipërinë dhe jo Kosovën”/ Pllana

Bujar Pllana vendosi që t’i bashkohej familjes kuqezi. Mbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Mitrovicë la përfaqësimin e grupmoshave të Kosovës për të veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Pllana, lojtar i Lechia Gdansk, foli në Poloni për ndeshjen e Play Off të Botërorit me 26 mars.

“Nuk kam folur ende me Silvinjon. Kisha kontakte vetëm me federatën pasi ata po më ndiqnin në ndeshjet e mëparshme. Ndoqa zemrën time. Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Unë jam rritur duke parë ekipin kombëtar të Shqipërisë. Tani jam i lumtur që bëhem pjesë e saj”, tha Pllana në intervistën e tij në fundjavë.

Sipas tij, nuk ka rëndësi edhe nëse do të luajë apo jo në ndeshjen ndaj Polonisë apo në atë pasardhëse.

“Gjëja më e rëndësishme është të shkoj në kampin stërvitor dhe të tregoj më të mirën. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, vijoi mbrojtësi i cili më pas foli për shanset e Shqipërisë për të dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja në Varshavë.

“Në futboll nuk i dihet kurrë çfarë mund të ndodhë. Po e shohim këtë sot në kampionatin polak, i cili është shumë interesant dhe çdokush mund të mposhtë këdo. Në futboll, nuk mund të supozosh që dikush është favorit. Çdo gjë është e mundur. Ne do të bëjmë më të mirën për të shkuar në finale.

Ju keni një ekip të mirë dhe lojtarë të mirë, por edhe këtu është e njëjta gjë. Ne kemi lojtarë që luajnë në ligat më të mëdha. Në Shqipëri, të gjithë janë entuziastë rreth kësaj ndeshje, shumë të fokusuar. Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Jemi përmirësuar në vitet e fundit, siç e kemi parë në Kampionatin Europian. Po përmirësohemi me çdo ndeshje që luajmë”- tha ai për mediat polake./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion