Ish-kapiteni i Kosova U21, zgjedh të luajë për kombëtaren e Shqipërisë

Sport

Ish-kapiteni i Kosova U21, zgjedh të luajë për kombëtaren e

Ish-kapiteni i kombëtares së Kosovës U21, Etnik Brruti tashmë edhe zyrtarisht ka vendosur t’i bashkohet kombëtares së Shqipërisë.

Brutti, i cili është pjesë e Malishevës, do të vesh fanellën kuqezi, vendim ky që u kritikuar shumë në Kosovë.

Për vendimin e tij ka reaguar tashmë edhe babai i futbollistit, Besnik Brruti përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka thënë se vendimi i djalit të tij nuk është tradhëti, por ai thjesht po ndjek rrugën e zemrës së tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare.

“Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit , Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin.

Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë.

Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar. Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën.

Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare.

Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori”, ka shkruar babai i Etnik Brrutit.

ME TE LEXUARAT