Inter merr lajmin e keq para finales së Championsit, vdes ish-presidenti i klubit

Sport

Inter merr lajmin e keq para finales së Championsit, vdes ish-presidenti i

Ish-presidenti i Interit, Ernesto Pellegrini ndërroi jetë sot në moshën 84-vjeçare.

Ai ishte arkitekti i të ashtuquajturit ‘Scudetto i rekordeve ‘ në sezonin 1988-89, i fituar me 58 pikë nga 68 të mundshme (në atë kohë çdo fitore vlente 2 pikë).

Menaxhimi i tij u karakterizua nga blerjet e gjermanëve Rumenige, Lothar Mateus, Klinsmann dhe Andreas Brehme.

Trofeu i fundit i fituar nga ekipi zikaltër nën drejtimin e tij ishte Kupa UEFA e fituar në vitin 1994, duke mposhtur Salcburgun në finale.

Në shkurt të vitit 1995, ai la postin e presidentit dhe ia shiti aksionet e tij të kompanisë Masimo Moratit.

“Presidenti Ernesto Pelegrini na ka lënë. Për njëmbëdhjetë vjet ai e udhëhoqi Interin me mençuri, nder dhe vendosmëri, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit tonë. FC Internazionale Milano dhe të gjithë njerëzit Nerazzurri mblidhen rreth familjes së tij”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit të Interit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion