Humbja ndaj Shqipërisë ka ende pasoja për serbët, vërshëllyen himnin dhe na fyen, ja me sa gjobiten nga FIFA

Sport

Humbja ndaj Shqipërisë ka ende pasoja për serbët,

Federata e Futbollit e Serbisë u gjobit nga FIFA me 87,500 franga zvicerane dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e raundit të fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Letonisë në Leskovc.

Gjithashtu, për shkak të gjobave të shumta, FSS hoqi dorë nga shitja e organizuar e biletave për ndeshjen e raundit të parafundit kundër Anglisë në Wembley, e cila është vendimtare edhe për ekipin e Serbisë, pasi humbjas e tyre dhe fitorja e Shqipërisë në Andorra në të njëjtën ditë dhe dhe orë, do të sillte zyrtarizimin tone si pjesë e play-off-it të Botërorit.

Ndërkohë Komisioni i Disiplinës i FIFA- s mori një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 11 tetor 2025.

Federata e Futbollit e Serbisë u gjobit me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme të tifozëve gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese të një pjese të publikut gjatë ndeshjes, si dhe masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave (kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të ekipit kombëtar A të Serbisë në garën e FIFA-s, kundër Letonisë në Leskovc.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion