Gjysmëfinalet e Kupës, FSHF cakton datën e hedhjes së shortit dhe kur do luhen ndeshjet!

Sport

Gjysmëfinalet e Kupës, FSHF cakton datën e hedhjes së

FSHF ka njoftuar se shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë do të hidhet të premten, më 7 mars. Kujtojmë se pjesë e tij do të jenë Partizani, Vllaznia, Dinamo dhe Egnatia. Është bërë e ditur se sfidat e para marrin jetë më 31 mars dhe ato të kthimit më 24 prill.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata e Futbollit do të organizojë të premten e 7 marsit hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025. Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp në ora 11:00 dhe do të jetë i hapur për mediat si edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Partizani, Vllaznia, Egnatia & Dinamo City.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 31 mars. Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion