“Gazzeta dello Sport” fjalë të mëdha talentit shqiptar: Asllani është Pirlo i ri

Sport

“Gazzeta dello Sport” fjalë të mëdha talentit

Kristjan Asllani duket se ka “marrosur” Milanin me talentin e tij. Paraqitjet me skuadrën e Empolit kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës kuqezi, teksa drejtuesit janë të bindur se “xhevahiri” i kombëtares shqiptare do të jetë i duhuri për skemat e tyre.

Një artikull i është kushtuar 20-vjeçarit shqiptarë nga “Gazzeta  dello Sport”, ku prestigjiozja italiane nuk ka nguruar ta quajë lojtarin shqiptarë si Tonalin apo si Pirlo i ri.

“Milani pa te Asllani atë që mund të quhet Tonali i ri, ose nëse ju e preferoni kështu, Pirlo i ri. E kemi fjalën për Kristjan Asllanin, një xhevahir i jashtëzakonshëm i Empolit”, thuhet në artikull.

Për Asllanin interesime përveç Milanit kanë pasur edhe skuadra të tjera “big” si Manchester City, Inter dhe Juventus, por kuqezinjtë e Stefano Piolit ndodhen në “pole-position” për shërbimet e 20-vjeçarit.

Ndërkohë burimi në fjalë ka zbuluar edhe mënyrën me të cilën Milan tenton të “rrëmbejë” talentin shqiptarë nga Empoli. Gjigandët italian kërkojnë kartonin e tij dhe duan ta lënë në huazim te Empoli edhe për një sezon tjetër në mënyrë që të rritet, por edhe duke joshur klubin toskan. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion