Fitorja e “Euro2020”, Mancini rikujton emocionet: Qava sepse…

Roberto Mancini reagon sërish për fitoren e Italisë në Euro2020. “Jemi të gjithë shumë të lumtur sepse i dhamë jetë një gjeje të jashtëzakonshme.
Italia do të qëndrojë në librat e historisë. Ndihem mirë si kampion evrope, është një ndjesi shumë e bukur, jam absolutisht shumë i lumtur, në veçanti jam i lumtur për të gjithë italianët në të gjithë botën. Festuam, por gjithçka ndodhi aq shpejt sa më kaloi përpara syve si një film. Nuk kishim përgatitur asgjë por u mirëpritëm nga shumë persona në rrugët e Romës, ishte thjeshtë shumë e bukur, një moment që ende e përjetoj”, tha ai për “Sport1”.
“Isha aq shumë i emocionuar në ato momente sa më shpërthyen lotët. Kanë qenë 50 ditë të mbushura plot me emocione, për këtë arsye qava, sepse në ato momente u zhduk i gjithë tensioni. Një fitore kaq e madhe të bën akoma më shumë emotiv”, përfundoi ai.


