Finalja, trofeu i Europa League në duart e Berat Gjimshitit, Atalanta “shtyp” Leverkusenin

Sport

Finalja, trofeu i Europa League në duart e Berat Gjimshitit, Atalanta

Atalanta arriti fitore historike duke dhuruar gëzim për gjithë shqiptarët, pasi për herë të parë një nga trofetë më të rëndësishëm të futbollit si Europa League, është ngritur nga kapiteni kuqezi tashmë edhe i bergamaskëve, Berat Gjimshiti.

Atalanta mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Bayer Leverkusenin në finalen e Europa League në Dublin.

Ishte Lookman, i cili me tripletën e tij i ka dhënë trofeun e dytë më të rëndësishëm për futbollin europian skuadrës së Atalantës.

Berat Gjimshiti i cili me shiritin e kapitenit në krahë çoi Atalantan drejt historisë.

Atalanta i shkaktoi edhe humbjen e parë Leverkusenit, të cilët deri para kësaj ndeshje ishin të pamposhtur.

ME TE LEXUARAT