FBI heton Kampionët e Botës/ Agjencia e Inteligjencës amerikane nis proces ndaj Federatës

Sport

FBI heton Kampionët e Botës/ Agjencia e Inteligjencës amerikane

Kampionët e botës kanë objektiva krejt të tjera. Argjentina vazhdon të luajë dhe të përgatitet në Kupën e Botës, ku ka arritur çerekfinalet, ndërsa presidenti i Federatës së saj të Futbollit duket se mund t’i ketë disa probleme.

Kiki Tapia, numri 1 i Federatës, është nën hetim nga FBI, pasi agjencia amerikane e inteligjencës dëshiron të zbulojë gjithçka rreth një shume të madhe që kjo Federatë ka lëvizur nëpër banka ndërsa zhvillohet Botërori.

Fjala është për 300 milionë USD, që janë hedhur në llogari bankare të hapura në pesë institucione financiare në territorin e Shteteve të Bashkuara. E përditshmja argjentinase, “La Nasion”, së cilës I referohet “Marka” e Madridit, në këtë hetim marrin pjesë specialistë financiarë të FBI-së dhe agjentë të saj.

Vetë Tapia ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku po ndjek Kupën e Botës, dhe ka qenë në stadium duke brohoritur sukseset në fushë të Lionel Mesit dhe të lojtarëve të tjerë të kombëtares së drejtuar nga trajneri Skaloni.

Numri 1 I Federatës Argjentinase nuk po përballet për herë të parë me probleme të tilla. Në mars të këtij viti, një gjykatës në Buenos Aires e dërgoi në gjyq bashkë me shefin e thesarit të institucionit nën akuzën e shkeljeve në pagimin e taksave dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vlerë 19 miliardë pesos argjentinase, ose mbi 1 miliardë USD.

ME TE LEXUARAT