Ermir Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja pas 10 sezonesh: Ëndërr e realizuar

Sport

Ermir Lenjani tërhiqet nga Kombëtarja pas 10 sezonesh:

Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t'u tërhequr nga Kombëtarja pas 10 vitesh, pasi ka përjetuar emocione të shumta.

Mbrojtësi i majtë ishte pjesë edhe e "Euro 2016" në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet nga futbolli i luajtur në nivelin ndërkombëtar. Ai i bashkohet Gjasulës dhe Cikalleshit që pak javë më parë u tërhoqën nga Kombëtarja.

Aktualisht pjesë e FC Schaffhausen në Zvicër, 35-vjeçari i lindur në Prishtinë koleksionon 44 paraqitje dhe pesë gola me Kombëtaren A të Shqipërisë. Lenjani debutoi si kuqezi më 15 nëntor 2013, në një miqësore të barazuar 0-0 kundër Bjellorusisë, në kohën kur ekipi drejtohej nga De Biasi. Uinterthur, Grasshopers, St. Gallen, Stade Rennais, Nantes, Sion, Umraniyespor dhe FC Schaffhausen, këto kanë qenë ekipit e Lenjanit në karrierë.

Lenjani falenderoi familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, si dhe tifozët për çdo emocion dhe mbështetje të dhënë gjatë karrierës së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion