Ekuadori e nis mbarë Botërorin, thyen pastër Katarin

Sport

Ekuadori e nis mbarë Botërorin, thyen pastër Katarin

Ekuadori e ka nisur me këmbën e mbarë Botërorin, teksa ka triumfuar 0-2 ndaj vendit pritës të Katarit.

Kanë mjaftuar 3 minuta që takimi të zhbllokohet, me miqtë ekuadorian që realizuan me Valencian.

Goli është anulluar për Offside, vendim ky i marrë nga arbitri Orsato pasi komunikoi me VAR.

Ekipi i Alfaro fitoi penallti në minutën e 15-të, 11-metërshi u shndërrua në gol nga Valencia. Po ky lojtar, realizoi të dytin brenda fraksionit.

Ekuadori administroi në mënyrë perfekte rezultatin, duke marrë 3 pikët e para, në një grup ku gjenden edhe Netherlands dhe Senegal.

Sipas rregullit, birrat nuk do mund të shërbehen në tribuna, por vetëm në ambientet përreth stadiumit. Kështu, tifozët e Ecuadorit janë dëgjuar gjatë gjithë ndeshjes duke kënduar: “Duam birrë, duam birrë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion