E trishtë! Ish-futbollisti i Valencias humb jetën nga përmbytjet në Spanjë

Sport

E trishtë! Ish-futbollisti i Valencias humb jetën nga përmbytjet

Mes qindra viktimave të përmbytjes që gjunjëzoi Valencian është edhe një futbollist.

Ai ishte Josè Castillejo , 28 vjeç, një anësor sulmues me të kaluar në Valencia. I lindur më 29 shkurt 1996, futbollisti luajti në ekipet e të rinjve të klubit deri në 18 vjeç.

Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur në ekipe të tjera në rajon: Paterna, Torre Levante, Buñol, Recambio Colón de Valencia dhe CD Roda del Castellón, përveç Eldense (divizioni i tretë spanjoll).

adje, vetë klubi spanjoll e kujtoi atë me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Valencia CF vajton vdekjen e José Castillejo, viktimë e fatkeqësive të DANA.

José Castillejo u rrit në radhët e të rinjve të klubit dhe luajti në ekipe të ndryshme në Komunitetin Valencias. Pusho në paqe”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion