E BUJSHME/ Orët e fundit të merkatos, Myrto Uzuni kërkohet në Europë nga trajneri që “rilindi” yllin e Kombëtares

Sport

E BUJSHME/ Orët e fundit të merkatos, Myrto Uzuni kërkohet

Myrto Uzuni është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos. Lajmi është raportuar sot nga mediat në Turqi, ndërsa klubi po kërkon për një alternativë tjetër në sulm.

Uzuni shfaqet si vetë dëshirë e trajnerit Fatih Teke. Ky i fundit është pikërisht ai me të cilin Ernest Muçi është rikthyer dhe po kalon formën më të mirë.

Merkato e dimrit në Turqi mbyllet sot. Mbetet për t’u parë nëse Austin do të japë dritën jeshile dhe cilat do të jenë detajet e transferimit.

Klubi i MLS paguante 12 milionë euro, që ishte edhe klauzola për lirimin e tij nga Granada. Kontrata ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2027.

Uzunin ndërkohë do e ndihmonte një rikthim në Europë, duke qenë se aktualisht është pa aktivitet. 30-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në krahun e majtë të sulmit, megjithatë mund të bëjë mjaft mirë edhe sulmuesin në qendër. Vetë Turqia ndërkohë mbetet destinacioni më i preferuar nga futbollistët e Kombëtares./ PANORAMASPORT.AL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion