E bujshme/ Al Nassr i Ronaldos i dërgon ofertë Al Ittihad-it për mbrojtësin kuqezi Mario Mitaj…

Sport

E bujshme/ Al Nassr i Ronaldos i dërgon ofertë Al Ittihad-it për

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ka kontratë me Al-Ittihad deri në verën e vitit 2028-të, por kampionët e Arabisë Saudit kërkojnë opsion tjetër në linjën e majtë të mbrojtjes.

Në të tillë situatë, alterantiva e vetme për shqiptarin është gjetja e një klubi të ri, ndërsa orët e merkatos po shkojnë drejt fundit. Gazetari sportiv në Arabi Abdulilah Al-Amri, i ka befasuar të gjithë në lidhje me raportimet për Mario Mitajn.

Sipas tij, klubi i Al-Nassr i ka kërkuar Al-Ittihad huazimin e 22-vjeçarit deri në fund të sezonit. Përgjigja e Al-Ittihad nuk ka vonuar, refuzim të menjëhershëm, pasi nuk dëshirojnë të forcojnë një rival të drejtpërdrejtë.

E bujshme/ Al Nassr i Ronaldos i dërgon ofertë Al Ittihad-it për

Klubi verdhezi e transferoi mbrojtësin në janar të vitit 2025-së për 4 milionë euro. Interesimi për Mitajn është i madh edhe në Evropë./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion