Do të paguhet më pak se Sylvinho, zbuloni detajet e kontratës së Igli Tares me Milanin!

Sport

Do të paguhet më pak se Sylvinho, zbuloni detajet e kontratës

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv te klubi i Milan. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Mësohet se Tare do të firmosë te Milani një kontratë 2-vjeçare. Por ish-futbollisti i Kombëtare shqiptare, do të ketë mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Përsa i përket pagës, 51-vjeçari do të përfitojë rreth 800 mijë euro në sezon. Vlen të përmendet, se Tare te Milan do të paguhet më pak se Sylvinho te Kombëtarja shqiptare.

Kujtojmë se ky i fundit paguhet 1 milionë euro, duke treguar kështu punën e mirë dhe përmirësimin ndjeshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion