Cristiano Ronaldo pjesë e formacionit të "dështakëve" të Botërorit, kush janë 10 futbollistët e tjerë

Ky kampionat botëror, ishte komplet për të harruar për yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili mund të jetë dhe i fundit për të, pasi botërorin e ardhshëm do të jetë 41 vjeç.
Ai u aktivizua titullar vetëm në 3 ndeshjet e grupeve dhe dy ndeshjet e tjera hyri si zëvendësues, ku pavarësisht se luante qendërsulmues, arriti të realizonte vetëm një gol me një penallti shumë të dyshimtë.
Por të mos mjaftonin statistikast negative, 37-vjeçari e pati një dhimbje të dyfishtë, pasi rivali i tij i përhershëm, Lionel Messi në fund u shpall kampion dhe "Lojtari më i mirë" i Kupës së Botës me 7 gola dhe 3 asistime.
Duke nisur nga performancat e dobëta në fushën e blertë, “Sofascore” e ka përfshirë Cristiano Ronaldon në formacionin më të dobët të Kupës së Botës "Katar 2022".
Formacioni i 11 "dështakëve" të kampionatit:
Mendy (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Bereszynski (Poloni); Leckie (Australi), Hwang (KoreJugut), Irvine (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali) dhe Martinez (Argjentinë).