Champions/ Barcelona eliminon Napolin, pas 4 vitesh rikthehet në çerekfinale

Sport

Champions/ Barcelona eliminon Napolin, pas 4 vitesh rikthehet në

Barcelona ka zhvilluar një performancë magjike mbrëmjen e kësaj të marte, teksa kanë mundur 3-1, kampionët në fuqi të Italisë, Napolin, duke avancuar në fazën çerekfinale të Champions League.

Goli i Amir Rrahmanit nuk mjaftoi për të mbajtur italianët në lojë, teksa për djemtë e Xavit, Fermin Lopez, Joao Cancelo e “bomberi” polak, Robert Lewandowski dërguan topin në rrjetën e Alex Meret, në minutat 15’, 17’ e 83’, duke siguruar pas plot katër vitesh kalimin për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Kështu, me rezultatin e përgjithshëm 4 me 2, katalanasit tashmë presin shortin e së premtes, për të mësuar emrin e kundërshtarit të radhës, në UEFA Champions League, teksa deri më tani si kundërshtar mund të ketë emra të mëdhenj të futbollit evropian, si Bayern Munich, Manchester City e Paris Saint-Germain.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion