Boksieri shqiptar “bishë”, mposht me KO kundërshtarin ukrainas

Sport

Boksieri shqiptar “bishë”, mposht me KO kundërshtarin

Jurgen Uldedaj rikthehet në ring me një fitore bindëse. Boksieri lezhjan ka mundur me nokaut në raundin e shtatë ukrainasin Dmitri Serguta.

Kjo ishte fitorja e 14-të e 23-vjeçarit që bokson në kategorinë “Cruiser” (deri në 90 kilogram).

Uldedaj prej vitesh stërvitet në Gjermani nën urdhrat e trajnerit Dirk Dzemski dhe promotorit më të njohur në Gjermani Ulf Steinforth.


Me kalimin e viteve Uldedaj ka legjitimuar veten si bokseri numër një në peshën “Cruiser” në skenën gjermane të boksit. 

ME TE LEXUARAT